javë pas jave


Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius. Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4) të cilat fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit. Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes. Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, pasiqë temperatura e ngritur tek foshnjet përpos si pasojë e mbingrohjes, mosushqimit adekuat, humbjes në peshë, dehidrimit, mund të jetë tregues i infeksionit të mundshëm viral ose bakterial i cili duhet hetuar.
Mënyrë më e lehtë dhe më e pastër është matja e temperaturës nën sqetull për 3-5 minuta. Matja e teperaturës në zorrën e trashë duhet bërë me kujdes për shkak të mundësisë së lëndimit. Temperatura këtu është 0,6-1,0 gradë celsius më e lartë se ajo nën sqetull.
Disa nga mënyrat e preferuara të zbritjes së temperaturës janë cekur më lartë. Mënyrat "popullore" të zbritjes së temperaturës tek foshnjet nuk janë të mbështetura nga këndvështrimi mjekësor, prandaj Kujdes.



Pershendetje, a ka mundesi me me tregu cfare te bej, nese bebi ka temperature naten, si me i zbrit temperaturen, a ka naj menyre tjeter perpos barnave dhe a eshte mire me perdore termometer ne zoren e trashe apo nder sqjetull? Ju faliminderit.