Përse vajza ime shtrëngohet shumë?
Megi ,
(14 vite më parë)
Përshëndetje Megi
Vajza jote mund ta ketë të qarën nga ngërçet, pasi që ato janë evidente në këtë periudhë. Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve.
Për të marrë informacion mbi qetësimin e tyre, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat?like=true
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Vajza ime 4 javeshe shtrengohet shume dhe qan. Jam nene per here te pare dhe dua te di arsyen dhe cfare mund te bej per ta qetesuar?