Vitaminat pas lindjes
Ela Tela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Konsumimi i vitaminave prenatale pas lindjes është mënyrë e mirë për t`u siguruar që ju po i merrni vitaminat dhe mineralet esenciale. Shumica e grave mund ti marrin këto përmes ushqyerjes nga një dietë e balansuar. Por pas lindjes, kjo është paksa e vështirë duke marrë parasysh se sa jeni të zëna rreth përkujdesjes ndaj bebit tuaj.
Një mineral që mungon tek shumica e grave, para, gjatë dhe pas lindjes së fëmijëve është hekuri. Poashtu, gjatë gjidhënjes keni nevojë për një sasi kalciumi prej 1,000 milligramëve. Edhe pse suplementet prenateale përmbajne rreth 200 mg kalcium, ju prapë se prapë keni nevojë për të konsumuar qumësht apo prodhime qumështore, siç janë djathi dhe jogurti.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam 2 jave qe kam lindur. Gjate shtatzanise kam perdorur vitaminat actimam. Tani qe kam lindur nuk perdor asnje vitamine. A duhet te marr po keto vitamina apo mund te perdor ndonje tjeter psh. Prenatal? Theksoj se e ushqej femijen me qumesht gjiri. Faleminderit.