Vitaminat Puervit
Arjana Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Nëse foshnja juaj shton sa duhet në peshë atëherë qumështi i mjafton. Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.
Terapia bazë për çdo foshnje deri në moshën 12 muajshe janë pikat AD3 (gjegjësisht D3). Për qëllime terapeutike të diskutuara foshnja suplementohet edhe me pika të tjera multivitaminoze çfarë janë pikat Puervit. Por para se ti përdorni ato, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër i cili përcjellë shëndetin e vajzës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, vajzen e kom 3 muaj e dy jave, kam fillu me qumesht shtese humana ar, gjate dites i pin 400 ml e gjate nates pin dy here qumesht gjiri a eshte e mjaftueshme kjo sasi qe pin vajza ime per moshen qe ka? Deshta me fillu mi jep vitamina puervit guxoj apo jo ju lutem te ma ktheni pergjigjen tuaj? Gjithe te mirat.