Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Për qumështin

Pershendetje e kam vajzen 1 muajshe, e ushqej me qumesht HIPP, deri ne kete kohe ja kam dhene qumeshtin me 70 ml, e ka pi cdo 1 ore e gjysme, tash masi qe i ka mbush 1 muaj a duhet me ja shtu dozen ,edhe pse kur ja pergatis dozen 100 ml here e pin e here jo a mos eshte beba ime e uritur pasi pin kaq shpesh? Flm pres pergjigjen tuaj.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Genta,

Se sa ka nevojë për qumësht me formula foshnja juaj mvaret nga disa faktorë, siç është pesha e tij, mosha e tij, dhe se a jeni duke e ushqyer vetëm me formula apo në kombinim me qumështin e gjirit. Foshnjet hanë kur janë të uritura dhe ndalojnë së ngrëni kur janë të mbushura plot. Apetitet ndryshojnë nga foshnja në foshnjë, dhe nevojat ushqyese ndryshojnë tek çdo foshnje nga dita në ditë, dhe nga muaji në muaj. Nëse foshnja është e kënaqur dhe e relaksuar pas ushqimit atëherë ajo nuk është e uritur.

Për të marrë një përgjigje më të detajuar, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, i cili mendoj se do të të japë informacion më të plotë:

http://www.bebaime.com/te-ushqyerit-me-shishe/si-ta-dini-se-sa-ka-nevoje-per-qumesht-me-formula-foshnja-juaj?like=true#te-gjitha

Gjithë të mirat.

/komuniteti