Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa zgjat verdhëza?

Me 20.02.2012 kam lind djale me peshe 3 kg i gjate 56 cm, ka lind me pelvik, eshte femija i pare... por po me me brengos qe ende eshte i verdhe ne fytyre, ia kam bere te gjitha analizat dhe eshte mire, peshe po merr mire cdo jave e kam ne kontrolle te pediatrja vet ketu ne Gjilan por mua po me brengos pse ende eshte i verdhe edhe sa do i zgjas kjo?

Albana Ibrahimi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Albana

Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës. Një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, është arsye e fortë për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.

Ju uroj çdo të mirë.

Ela.T (14 vite më parë)
Edhe une me djalin tim kam patur te njejtin merak persa i perket verdhezes dhe do t`ju thoja te mos beheni merak sepse nuk eshte problem sic jua ka shpjeguar dhe Denada dhe pediatri. Djalit tim i ka zgjatur deri ne kater muaj verdheza kjo shpjegohet edhe me qelizat te nenes qe ndodhen ende ne gjakun e femijes te cilat tek disa femije marrin kohe derisa te shperbehen.
Denada Abazi (14 vite më parë)
!Pershendetje!Duke vleresuar dhe pergjigjen e pediatrit do tju toja te mos shqetesoheni nese femija ju shton ne pesh dhe eshte i qet nuk ka kurrfar problemi te njejtin problem kisha dhe une me vajzen time dhe me thene te drejten u tremba shume dhe i bera shume analiza por nuk kishte asgje e verdha i iku pas 45 ditesh!Gjith te mirat!

/komuniteti