Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Për luleshtrydhet

Pershendetje. Doja te dija a guxoj ti jap luleshtrydhe bebit tim 6 muajsh?

Ardita Hyseni Limani (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ardita

Luleshtrydhet janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme, dhe shumë prindër të rinj pyeten nëse mund tu japin fëmijëve të tyre. Ju duhet të merrni në konsideratë që luleshtrydhet mund ti jepni fëmijës tuaj pas ditëlindjes së parë. Luleshtrydhet janë një nga ushqimet të cilat më së shpeshti janë përgjegjëse për reaksionet alergjike, prandaj rekomandohet që fëmijëve t`u jepen vetëm pas moshës 12 muajshe.

Reagimi më i shpeshtë është kruarja apo skuqja kur fruti vjen në kontakt me lëkurën. Disa reagime mund të jenë edhe më të rënda siç është ënjtja në fyt, ndonjëherë edhe përkeqsojnë gjendjen e ekzemës dhe të astmës. Tek disa bebe, luleshtrydhet kontribojnë edhe në skuqjen e të ndenjurave, si pasojë e aciditetit që gjendet në frut.

Të uroj çdo të mirë.

Ardita Hyseni Limani (14 vite më parë)
Ju faleminderit shume per punen e palodhshme tuajen.Jeni shume te mire me pergjigjet tuaja te qarta.Gjitha te mirat e suksese.

/komuniteti