Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A guxoj ti jap patate bebit?

Tung deshta me di a guxoj ti jap patate bebit tim 5 muaj e gjysme? Nese po si eshte me mire? Tia bluaj ne blender dhe tia holloj me qumesht apo ti jap pire qe jane te bluara? Me respekt.

Blerona Hyseni (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Rona

Ju mund ti jepni patate fëmijës tuaj, por jo të gatshme/pire. Patatet duhet të jenë të freskëta, të cilat i zieni, pastaj bluajini me blender, dhe krijoni një masë homogjene me qumështin të cilin e përdorni për bebin tuaj, të gjirit apo atë formula.

Ushqimin e ri, pra patatet në këtë rast ia jepni se pari vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për t`u siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti