Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumështi shtesë

Pershendetje Dr, djali im eshte 7 muaj e gjysme deri tani eshte ushqyer me qumesht gjiri dhe me ushqim plotesues nga mosha 6 muaj. Jam shume e brengosur sepse ka ca jave qe ai nuk e merr gjirin, nuk pranon ne asnje menyre te pije qumesht gjiri e sidomos kjo ndodh kur eshte zgjuar. Nje kohe pinte sa ishte ne gjume ajo ishte menyra e vetme kurse tani nuk e deshiron as ne gjume, jam shume e brengosur sepse kam rene ne dileme a duhet t`ja nderpres gjirin dhe ti jape ndonje qumesht tjeter pasi qe me duket shume i vogel qe te rrije aq shume kohe pa pire qumesht fare. Mendimi juaj do te me ndihmonte shume rreth kesaj dileme. Ne pritje te pergjigjes suaj ju uroj pune te palodhshme dhe te falenderoj shume per pergjigjet e juaja.

Delvina (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Qumështi në përgjithësi, dhe ai i gjirit në veçanti e ka rëndësinë e pazëvendësueshme në ushqimin e foshnjes edhe pas moshës 6 muajshe. Me promovimin e ushqimeve të tjera, të cilin ju e keni bërë në kohën e duhur, jo rrallë ka të ngjarë të bie interesimi (dhe domosdoshmëria ushyese) për pirjen e gjirit, sidomos nëse ushqimet tjera ofrohen shpesh dhe shumë. Prandaj ka hapësirë për të menduar dhe korigjuar në këtë drejtim. Ju përkujtojmë se edhe më tutje duhet të keni kujdes në ushqimin tuaj pasiqë çdo gjë që ju konsumoni kalon në qumështin e gjirit dhe i jep atij përmbajtje, shije dhe aromë e cila mund ta bëjë pirjen e gjirit më pak joshëse. Opcioni për të cilin më së paku duhet të mendoni është ndërprerja e gjidhënies!

/komuniteti