Ushqimi i bebit
Vjollca Meta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca
Ju vajzën tuaj mund ta ushqeni me drithëra të lëngshme, si orizi, tërshëra apo elbi, lëng pemësh, mollë apo dardhë, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, vajza ime i mbushi 5 muaj, deri tash e kam ushqi vetem me gji, por tash mendooj se eshte koha per te fillu me ushqim shtese, me cfare eshte me mire te fiiloj fruta apo dica tjeter? dhe nga sa duhet ti jap sa sasi dhe sa here ne dite dhe kure ? ju faliminderit.