Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa ujë duhet të pijë bebi im?

Pershendetje. Kam bebin gati 6 muajsh. Deshta te dije se sa ml. uje duhet te pije bebi im tani ne keto dite te nxehta? Theksoj se kam filluar ta ushqej me patate, karrota, molla, banane nganjehere edhe pllazma te bluara. Une po i jap shpesh uje edhe po i jap sa po do me pi. A po veproj drejte? Po frikesohem se po eshtohet shume nga ushqimi shtese si dhe nga vapa e diteve te fundit. Edhe dicka. A ben tia perziej patatet me karrota dhe tia jap se bashku pasi vetem karrotat spo i don. Po i vjellet kur po e ushqej me to. Ju faleminderit per kohen qe ndani per ne. Me respekt.

Blerona Hyseni (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Blerona

Ju mund të filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit. Uji ndihmon foshnjen tuaj që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Por në asnjë mënyrë mos e teproni me sasinë e ujit sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diarre apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes.

Në këtë moshë ju duhet ta ushqeni fëmijën tuaj me cereale të lëngshme, pemë dhe perime. Natyrisht që mund ti kombinoni perimet ashtu siç i pëlqen foshnjes tuaj. Biskotat nuk preferohen në këtë moshë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti