Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vezët e pulës

Pershendetje Dr. Niketa, e kam djalin 8 muajsh, dua te pyes a eshte e shendetshme apo e demshme t'i jap djalit tim te kuq te vese vetem per ta pire, pa e zier as asgje. Ashtu si eshte vetem i kuqi i vezes. Nese eshte e mire sa dite me lejohet ti jap rregullisht. Gjithashtu ia kam bere hemogramin djalit tim dhe rezultati i hemoglobines ka dale 110, ndersa minimalja ishte 115 ne mos gaboj, cka me sugjeroni t'i jap per ta kaluar kete anemi te vogel nese mund ta quaj! Gjithe te mbarat. Falemnderit paraprakisht.

Sala Gashi Loku (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Sala

Anemia e vogël që shkruan është normale për fëmijët të cilët ushqehen me qumësht. Sa i përket përdorimit të vezës, ajo duhet të përdoret vetëm e zier, dhe atë e zier shumë mirë.

Të kuqtë e vezës rekomandohet që të promovohet në ushqimin e foshnjes në gjysëmvjetorin e dytë të jetës, e më së miri pasiqë ajo t'i ketë mbushur 8 muaj moshe. Fillimisht duhet të ipet si ve e zier. Fillohet me 1/8 pastaj 1/4, 1/2 dhe së fundi deri një të kuq të plotë të vezës deri 2-3 herë në javë. Të kuqtë e vezës zakonisht duhet të lagështohet me supë shtëpiake ose edhe qumësht me qëllim të preventimit të aksidenteve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti