Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur fillohet mishi në ushqim ose lëngu i mishit?

Pershendetje! Doja te pyesja se kur tia filloj mishin vajzes sime ne ushqim? Po peshkun ose lengun e peshkut? Po e verdha e vezes?

Ina Tea (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ana

Prej muajit të 8 mund të fillosh me mishin e bluar, shpendët, mishin e  peshkut pa hala. Të kuqtë e vezës rekomandohet që të promovohet në ushqimin e foshnjes në gjysëmvjetorin e dytë të jetës, e më së miri pasiqë ajo t'i ketë mbushur 8 muaj moshe. Fillimisht duhet të ipet si ve e zier. Fillohet me 1/8 pastaj 1/4, 1/2 dhe së fundi deri një të kuq të plotë të vezës deri 2-3 herë në javë. Të kuqtë e vezës zakonisht duhet të lagështohet me supë shtëpiake ose edhe qumësht me qëllim të preventimit të aksidenteve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti