Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veshët me dyll

E djalin 11 muajsh me shendet duket mire, po nje gje po me brengos shume, veshet i ka me shume  dyll. Nuk e di a eshte normale apo ka ndonje infeksion? Deri me tani nuk e kam vizituar ndonje pediater per kete problem. Ju pershendes!

Valerina Hajdaj (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Valerina!

Kanali i veshit ka gjendra qe prodhojne dyllin i cili sherben per ta mbrojtur veshin. Per te ruajtur higjienen duhet qe ato te pastrohen sa here qe bebit i beni banje.

Nqs femija juaj nuk ka pasur infeksione te veshit (temperature, rrjedhje, dhimbje, etj), situata qe ka femija juaj konsiderohet normale.

Gjithe te mirat.

/komuniteti