Çdo të thotë për mjeksinë kur fëmija ka lindur i bërë synet?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Pershendetje Marsida!
Nqs kirurgu ju ka rekomanduar nderhyrje kirurgjikale per korigjim, atehere mendoj se behet fjale per Hypospadi, operacion qe kryhet nen anestezi. Nqs ajo ju eshte rekomanduar nga mjeku specialist (kirurgu) atehere eshte e nevojshme te kryhet.
Per sa i tako problemit tjeter qe keni duhet te siguroheni qe te brendshmet te jene prej pambuku, te shpelara mire dhe te hekurosura dhe ti beni shpelarje te organit me kamomil. Nqs shqetesimi nuk largohet duhet bere nje analize urine.
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam djalin 4 vjec dhe qe kur lindi mjeku qe e priti, tha se ka lindur i bere synet. Por kur e kam sjelle djalin ne Tirane mjeku tjeter me tha se kur rritet djali duhet te bejne nje nderhyrje kirurgjikale. Une doja shume te dija se cfare nderhyrje eshte kjo a behet me anestezi, apo me mpirje? Dhe gjithashtu a eshte vertete e nevojshme nderhyrja mjekesore? Djali ka dy dite qe ka dhimbje te lehta ose djegje ne organin gjenital, me thoni ju lutem si te veproj? Me respekt, Marsida.