Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit

Doktor kam djalin dy muaj e gjysme edhe prej se ka lind jashteqitjen ma shume e ka ngjyre te verdhe se sa keshtu normale, tash kom fillu mi jep qumesht shtese sa here skom gji te mjaftueshem i jepi pa orar, po kur nuk i jap hiq ky del veq verdhe, se di pse? Ju pershendes.

Anita Niti (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Anita,

Jashtëqitja e foshnjes ndryshon në varësi të llojit të ushqyerjes së fëmijës: me gji apo artificiale. Ja edhe karakteristikat:

Nëse fëmija ushqehet me gji, të dalat jashtë do të jenë:

• Më të ujshme si krem (ngjisin në panolinë)

• Me ngjyrë të verdhë si ngjyrë floriri

• Mund të jenë me mukus

• Vijnë era thartirë.

Nëse ushqehet me qumësht artificial, të dalat jashtë do të jenë:

• Më të forta, të thata dhe më të formuara (nuk ngjisin në panolinë)

• Ngjyra është e verdhë e çelët, gati si gri ose ngjyrë kafe.

• Janë me erë të keqe që ndihet menjëherë.

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë për t`u shqetësuar rreth kësaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti