Ushqimi shtesë për bebe 5 muajshe
Ilda Shyle
(14 vite më parë)
Pershendetje Erlinda,
Ushqimin e bebit gjithmone duhet t`ia pergatitni me qumeshtin te cilin e pi ajo, ne kete rast duhet ti perdorni qumeshtin formula. Qumeshti i lopes jepet pas moshes 1 vjec.
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktoresh Niketa! Vajza ime eshte 5 muaj e 10 dite dhe ushqehet me qumesht formula aptamil. Tani i kam filluar muhalebi me miell orizi, por ja pergatis me qumesht lope te fabrikes ne sasine 1 luge gjelle miell orizi dhe e ziej me 130 ml qumesht. Doja nje keshille me cfare qumeshti ta pergatis ushqimin? Faleminderit!