Çfarë mund të ketë vajza ime që qan 24 orë pa pushim?
Megi ,
(14 vite më parë)
Përshëndetje Megi
Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Edhe foshnja juaj mund ti ketë të qarat nga shqetësimet që japin ngërçet.
Për qetësimin e ngërçeve mund ti jepni pika Espumisan, si dhe gjithsesi aplikoni masazhimin e barkut të bebit. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.
Ju uroj çdo të mirë.
Vajza ime 7 javeshe u be 3 dite qe vetem qan. Pin 2 ose 3 min, flen maksimumi 10 min dhe zgjohet duke qare edhe naten flen 1 ore dhe qan. Jam shume e merakosur nuk di cti bej, cfare mund te kete vajza ime?