Jashtëqitja e gjelbërt
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi
Përshëndetje Flutura
Përreth ngjyrës së gjelbërt të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur.
Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve.
Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja e gjelbërt nuk duhet të jetë edhe signifikante. Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje të gjelbërt dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje i nderuar Dr. Thaqi. Kam vajzen 7 muajshe dhe e ushqej me gji mirepo gati qe 1 muaj e gjysem e ushqej me molle, dardhe, keksa, mirepo jashteqitjen e ka vetem te gjelbert jam e shqetesuar sepse a mendon ju qe eshte normale sipas nenave tona thojne qe eshte e ftohur mirepo nuk ka kollitje asnje shenje te ftohjes, a eshte normale apo duhet ta dergoj te pediatri? Ju lutem pergjigjiuni sepse jam shume e merakosur.