javë pas jave
Pershendetje Emanuela
Foshnja ne ditet-javet e para te jetes pi gjirin 8-12 here ne dite. Me kalimin e kohes zvogelohet numri i pirjeve dhe kohezgjatja e tyre. Distribuimi ditor i pirjeve eshte individual. Tregues kryesor nese nje foshnje pi apo jo sa duhet eshte numri i pelenave te lagura ("te ulura") e qe duhet te jete se paku 5-6 dhe shtimi adekuat ne peshe (15-25 gram ne dite). Nese foshnja juaj i ploteson keto parakushte atehere nuk duhet te brengoseni. Nese jo atehere duhet hetuar per anemi, infeksion urinar ose duhet suplementuar foshnjen tuaj me preparate multivitaminoze.
Nqs jashteqitja jeshile e vajzes tuaj nuk shoqerohet me temperature dhe te vjella, nuk ka asgje per tu shqetesuar! Shpesh keto jane te tilla per shkak te kolikave (te prerave te barkut qe ka femija).
Gjithe te mirat.


Pershendetje, vajza eshte 3 muajshe dhe peshon 4,8 kg e ka lindur 2,8 kg jam e shqetesuar se ajo nuk pi e ushqej me gji dhe me shume qumesht formula po ajo nuk mbaron sa 90 gr ne cdo 3-4 ore dhe naten fle gati 8 ore shqetesime te tjera nuk ka eshte mjaft aktive, gjithashtu ka nje jave qe i ka jashteqitjet jeshile. Ju lutem me ktheni pergjigje se jam teper e shqetesuar.