Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lemza tek foshnjet

Pershendetje, djali im eshte 3 muaj mirepo shume shpesh e kap lemza nuk di qka duhet ti jap qe ti qetesohet apo duhet me prit deri sa ti qetesohet vet? Edhe cdo here pothuajse qe pi qumesht e vjell, e ushqej me Aptamil 1. E mbaj gogeson mirepo perseri vjell, ju lutem me tregoni deri ne cilin muaj mund te vjell? Faleminderit.

Blerta Aliu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerta

Lemza është dukuri e shpeshtë tek foshnjet! Në shumicën më të madhe të rasteve kjo nuk është arsye për brengosje! Reqetat popullore për qetësimin e lemzës nuk preferohen! Rekomandohet që kjo të bëhet me ushqimin e foshnjes në gji apo me qumështin të cilin e përdorni për ushqyerjen e bebit.

Foshnja e vjell sasinë e tepërt të qumështit që pi. Për të mësuar më shumë për këtë, të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjidhenja/pse-foshnjet-nxjerrin-nga-goja-qumeshtin-pas-thithjes-

Nqs vjell fëmija juaj menjëherë pas ushqyerjes (këto të vjella nuk janë patologjike), por nëse vjell rreth një orë nga ushqyerja atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj pediatër.

Gjithë të mirat.

/komuniteti