Rreth qumështit të gjirit
Linna Lina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Nëse pas shtrydhjes së thithkave të gjirit ju del qumësht atëherë ju keni qumësht. Për ta stimuluar ardhjen e qumështit duhet ta mbani bebin tuaj në gji sa më shumë. Sa më shumë që thith bebi aq më shumë qumësht prodhohet.
Për te kuptuar nëse fëmija juaj ngopet ose jo, duhet ta peshoni të paktën një herë në javë, fillimisht sa të siguroheni se po shton mirë. Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm për të marrë informacion rreth shqetësimit tuaj:
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha tju pyes, kam 10 dite qe kam lindur. Ne ditet e para kisha qumesht te mjaftueshem por ne keto 3 ditet e fundit me duket se nuk kam. E kam gjoksin e zbutur dhe beba ime nuk rehatohet, nuk qan shume, por vetem ngapak, nuk rehatohet po kur i trusi thithkat e gjoksit me del qumeshti mire. Cka me keshilloni ju te bej? Faleminderit.