Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si ndikon duhani gjatë gjidhënies?

Si ndikon duhani gjatë gjidhënies? Jam nena e nje femije 1 muajshe dhe e kam nje problem. Djali nuk me vjen qe e do edhe aq qumeshtin e gjirit pasi sa fillon te pije ja nis e qan. Une konsumoj duhanin edhe tash dua te di se a mundet te jete duhani ky qe femija nuk e pin qumeshtin? Ju faleminderit.

Adelina Kaziu (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Adelina,

Gjithçka nëna merr përmes gojës (në mënyrë enterale) dhe formave të tjera (në mënyrë parenterale: barëra...) ose edhe tymosjes së duhanit apo edhe substancave të tjera, kalon në qumështin e gjirit të nënës.

Përmbajtja e ushqimit, pijeve, barërave, duhanit, substancave të tjera në qumështin e gjirit është proporcionale me sasinë e konsumimit të tyre dhe kohën e kaluar prej konsumimit deri tek gjidhënia.

Substancave, të cilat merren përmes rrugëve të frymëmarrjes (tymosja e duhanit) përpos përmes qumështit të gjirit foshnja u ekspozohet edhe në mënyrë pasive përmes thithjes së tyre nga ajri, për çfarë duhet pasur një kujdes dhe konsideratë të shtuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti