Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth gromësimave

Pershendetje doktoreshe! kam nje problem qe me shqeteson shume. Femija im eshte 9 muajsh dhe ka qekur ka lindur siklete te vazhdueshme me barkun. Dmth gjate gjithe dites sidomos pasi ka pire ose ka ngrene, qumeshti ose ushqimi me duket sikur i ngjitet lart. Ka nevoje te vazhdueshme te gromesije, nuk i mjafton vetem nje gromesime pas pirjes, por edhe pas 2-3 oresh perseri i vjen te gromesije. Ajo nuk qan por ky siklet me behet sh pengese gjate ushqyerjes pasi ajo e le pergjysem kur i fillon ky siklet, mezi e ve ne gjume pasi nuk gjen dot nje pozicion te rehatshem nga sikleti i barkut, i del gjumi shpesh naten perseri nga ndonje grmesime qe do ti dali. Theksoj qe i ngjitet si lart ushqimi pasi shpesh kollitet,e ze lemza dhe rralle here mund ta nxjerre tepricen pasi me duket qe ajo pak qe i vjen lart e gelltit perseri. me falni qe u zgjata por kam kaq muaj qe nuk po i jap nje zgjidhje. A duhet mjekim per kete rast? do ju lutesha sh per nje pergj. a eshte normale dhe tek bebat e tjere. une tani e ushqej cdo 4ore,1 vakt qumesht gjiri,1vakt ushqim. ju lutem per nje sygjerim!

Ema Konda (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ema!

Po e nis nga fundi. Një fëmijë në moshën e fëmijës suaj duhet të ushqehet 5 vakte në ditë: mëngjesi=Gji nese i mjafton, nqs jo atëherë mualebi, ora 10=frut ose lvng frutash, Dreka=supë me perime dhe lëng mishi, pasditja gji ose mualebi dhe darka=pure ose supe. Gjiri shërben thjeshtë si plotësuese ose nqs e ngop largohet një nga vaktet e tjera.

Pra mundet që gjithë problemet të lidhen me këtë gabim në ushqyerje.

Së dyti mund të provoni që ta vendosni të flejë fëmijën në një kënd 30 gradë, pra pjerrtas që të evitohet kthimi i ushqimit.

Mund të rekomandohet edhe një eko abdominale për të parë nëse ka ose jo kthim të ushqimit, por refluksi gastro-ezofageal nuk është tipik për këto mosha.

Shpresoj që të keni gjetur përgjigje për shqetësimin tuaj.

Ema Konda (14 vite më parë)
ju falenderoj sh per pergjigjen. sidomos per skemen se si duhet ushqyer femija ne kete moshe. dhe mesa pashe jam ne rregull pasi edhe une pak a shume kete rregull ndjek. pervec faktit qe gjirin e perdor si vakt te plote pasi jam e bindur qe ngopet mire dhe e mban deri ne 4ore pa asnje shenje urije,sepse duke qene qe ja jap afersisht 1here ne 8ore e ndjej qe mbushem mire dhe ja jap te 2 gjinjte. biles e kam problem qe t\'i shtoja dhe nje vakt ushqim pasi po e lashe me gjate gjoksin pa pire fillon e me dhemb. perderisa ky problemi tjeter nuk duket kaq i madh ishalla jane thjesht gazra te teperta. ju pershendes per punen tuaj!

/komuniteti