Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ngërçeve të bebit

Pershendetje, ju faleminderit shume per ndihmen qe na jepni neve nenave te reja. Kam nje djale 11 jave dhe ende ka ngerce ne bark dhe nevojen e madhe e kryn cdo 3 ose 4 dite dhe secilen here del jeshil. Isha ne pediater me dhane ti jap bebit Liobif mirepo nuk e di se sa kohe duhet tia jap keto ilace, nuk e di pse del jeshil gati 6 javet e fundit, ju faliminderit per ndihmen tuaj.

Liridona Rushidi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Liridona,

Nqs kjo jashtëqitje nuk shoqërohet me temperaturë dhe të vjella, nuk ka asgjë për tu shqetësuar! Shpesh këto feçe janë të tilla për shkak të kolikave (të prerave të barkut që ka fëmija), por edhe të dietës që përdorë nëna si bishtajoret apo edhe jeshillëqet.

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

 

Gjithë të mirat.

/komuniteti