Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa ujë duhet të pijë bebi im?

Pershendetje Dr Niketa, ju faleminderit shume, jeni nje ndihme shume e madhe per ne nenat. Kam djalin 11 jave ushqehet me qumesht formule mirepo nuk di sa here ne dite ti jap uje dhe sa mililitra uje ti jap? Femijen e ushqej me qumesht cdo 4 ore me 120 ml qumesht formule dhe brenda 4 oreve ne nderkohe i jap caj.

Liridona Rushidi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Liridona

Edhe pse e ushqeni fëmijën me qumësht artificial nuk është e nevojshme dhënia e ujit! Për pregatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë. Megjithatë, është më i sigurtë të përdoret uji nga shishet, i varfër në minerale sepse në qumështin me formula gjenden të gjitha mineralet që i nevojiten foshnjes.

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Prandaj vazhdoni vetëm me ushqyerjen me qumësht për foshnjen tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti