Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e bebit tim

Pershendetje. Vajza ime ka lindur 3.700 kg, dhe ushqet me biberon cdo dy ore me 60ml, tani me ka peshen 4.600. A eshte ne rregull te kete kete peshe per moshen qe ka, 7 javeshe, dhe dua te theksoj qe nuk po i pin cdo here 60ml, por ndodh qe ndonjehere pin 50,ml edhe 40ml. Faliminderit shume, e pres pergjegjigjjen tuaj me pa durim.

(14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Aida,

Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Vajza jote ka peshë normale.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Ju uroj çdo të mirë.

(14 vite më parë)
Falminderit shum

/komuniteti