Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pemët tek 4 mujorët

Pershendetje, kam nevoje te di me cka te filloj ta ushqej djalin tim 4 muajsh, me peme apo me dicka tjeter? Faleminderit.

Blerta Aliu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerta

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

Blerta Aliu (14 vite më parë)
Ju Falenderoj pa mase per pergjigjet tua kaq te shpejta te thjeshta dhe shume te kuptueshme ju deshiroj gjitha te mirat pershendetje

/komuniteti