Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si tja bëj me gjidhënje?

Dr. Selim kete muaj filloj punen dhe jam e shqetesuar se nuk di si te ia beje me femijen e cila ushqehet me gji. Gjate kohes qe jam ne pune me qka me kishit rekumanduar ju qe ta ushqej femiun tim ne muajin e 6?

Laura Abazi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përsheëdetje Laura,

Egzistojnë dy opsione, mvarësisht cila ju përshtatet: e para, ju mund të mbledhni qumështin nga gjiu me anë të pompës së gjirit. Ruani qumështin e mbledhur dhe mund tia jepni kujdestares së fëmiut. (Nëse nuk keni qumësht të mjaftueshëm, plotësojeni me formulë.) Ju ende do të jeni të aftë për të ushqyer foshnjen me gji kur nuk jeni në punë, dhe e dyta, nëse ju nuk mund të pomponi qumështin nga gjiu apo nuk doni, ju mund të filloni të zëvendësoni gradualisht ushqimet ditore me formulë përderisa jeni në punë, ndërsa në shtëpi të vazhdoni të ushqeni me gji. Por mbani në mend që nëse nuk pomponi gjiun gjatë ditës, furnizimi me qumësht do të fillojë të iu pakësohet. Qumështi të cilin iu prodhon trupi mund të mos e kënaq foshnjen tuaj, madje nëse mjafton vetëm për ushqim në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ju mbetet juve të bëni zgjedhjen.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti