Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Alergji ndaj qumështit

Pershendetje Doktoreshe! Ju kam shkruar para disa kohesh se djali im eshte alergjik ndaj qumeshtit dhe nenprodukteve te tij. Sot ai eshte 17 muajsh dhe kam disa kohe qe po i provoj qumeshtin dhe nenproduktet por me sasi te vogla. Masa me e madhe qe i kam dhene eshte gati nje filxhan kafeje qumesht. Doja te dija nese eshte e mjaftueshme kjo mase per te evidentuar alergjine, sepse atij nuk i ndodhi asgje apo duhet dhene me shume? Faleminderit!

Silvana Dedaj (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Silvana,

Zakonisht fëmijëve pas një kohe mund ti largohet alergjia. Nëse ju e keni provuar, dhe ai nuk shfaq dhembje abdomnale, të vjella, diarre dhe kapsllëk atëherë ka mundësi ti ketë kaluar. Vazhdoni kështu në mënyrë graduale duke i rritur sasinë e qumështit dhe nënprodukteve të tij gjithmonë duke qenë e kujdesshme rreth shfaqjes së reaksioneve.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti