Fëmija alergjik
Sinan Shosholli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sinan,
Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo intolerancës tek fëmijët. Fëmiu juaj ka gjasa ta tejkalojë vetvetiu alergjinë. Alergjitë e fëmijëve ndaj qumështit marrin më shumë kohë për t`u shëruar. Por nuk ka ilaçe që shërojnë apo parandalojnë alergjitë ndaj ushqimit. Zgjidhja e vetme për parandalimin e alergjisë në ushqim, është evitimi i ushqimeve të rrezikshme.
Sulmet e rënda alergjike nuk janë gjëra me të cilat bëhet shaka. Kanalet e frymëmarrjes së fëmiut tuaj mund të mbyllen menjëherë, prandaj nuk keni kohë që të thërrisni mjekun, por duhet ta keni pranë një mjek shtëpiak.
Para se të ndërmerrni hapa të mëtejmë, konsultohuni me mjekun e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
E kam nje djale te moshes 11 muajsh, eshte eshte alergjik ne qumesht dhe produktet e tij, alergjia i shfaqet ne tere trupin shpesh me duhet ti jap injeksione si Urbason per ti kaluar ka disa here qe is eshte shfaqur i tere trupi i mbulohet syte pothuajse i mbyllen nga te enjturat, cfare eshte mendimi juaj e nderuara mjeke per kete rast? Me respekt, Sinani, Mitrovice.