Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veshja e përshtatshme

Pershendetje doktoreshe. Ju faleminderit per informacionet e shumta qe na jepni ne nenave te reja. Shqetesimi im eshte se une behem nene per here te pare ne korrik dhe doja te dija se si mund ta vesh femijen tim se disa me thone ta vesh holle dhe disa me thone ta vesh trashe. Sugjerimi juaj do te thote shume per mua. Ju faleminderit.

Fabiola Skreli (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Fabiola,

Bebi juaj do të jetë një e rritur në miniaturë dhe përgjithësisht ndjen njëlloj si ti edhe të nxehtët, edhe të ftohtët!

Kështu që do t`ju këshilloja që ta vishni njëlloj si veten tuaj (ajo ka ftohtë kur ti ke ftohtë dhe vapë njëlloj si ti).

Të uroj një bebe të shëndetshme!

/komuniteti