javë pas jave
Përshëndetje Emi,
Fëmija që ushqehet me gji zakonisht nuk e njeh kapsllëkun, sepse karakteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funksionim të përkryer të zorrëve, por edhe përshtatshmëri absolute. Nëse kjo situatë zgjat më tepër se tre ditë konsultohuni me pediatrin e vajzës tuaj.
Të qarat dhe parehatia e vajzës në këtë periudhë mund të vie nga ngërçet të cilat lajmërohen dy gjer në tre javë pas lindjes, dhe zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.
Mundohuni që gjatë banjës, vajzën ta leni më gjatë të zhveshur (gjithmonë të mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe ti masazhoni butësisht barkun.
Lexoni mbi mënyrat e qetësimit të ngërçeve tek bebet:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/menyra-per-te-qetesuar-ngercet-e-foshnjave
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat
Gjithë të mirat.


Pershendetje. Vajza ime 6 javeshe, qe 3 dite nuk e ka bere nevojen. E ushqej me qumesht gjiri. Kah mbremja nuk behet rehat dhe qan shume. A duhet te brengosem dhe ta vizitoj tek pediatria apo eshte normale kjo gjendje? Gjitha te mirat.