javë pas jave
Përshëndetje Tina,
Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak ujë gjatë ditës. Kur foshnja kalon në ushqim të fortë, dukja e jashtëqitjes ndryshon, ndërsa disa prej artikujve ushqimorë mund ti shkaktojnë konstipacion. Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra. Nëse jashtëqitja e foshnjes suaj është e fortë dhe e thatë, mundohuni që për një ditë dy, të mos i jepni ushqime nga orizi. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.
Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje, femiu im ka 11 muaj, nga muaji i 4 ka pasur probleme me kaps, tani problemi i femijes vev sa eshte perkeqsuar dhe me tej. Si mund te me ndihmoni?