Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sklubat në sy

Pershendetje doktoreshe, e kam nje vajze dy muaj e gjysme. Prej se ka lind i behen shume shpesh skluba syve, pas dy dite te lindjes doktori i qiti pika per cy citeral po prape ju bajshin sklubat prap i qiti edhe deksamezon me duket keshtu e kane emrin ato pikat prape si kaluan, cfare mendoni ju? Ju Faleminderit.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Esma,

Jo rrallë tek foshnjet mund të ekzistojë kanali i ngushtuar i lotit të syrit. Ky manifestohet kryesisht me lotim të shtuar të syrit.

Sklubat, sekreti me ngjyrë i syrit gjithmonë tregon për infeksion bakterial të syrit dhe në mënyrë të obligueshme duhet të trajtohet fillimisht me antibiotik lokal për syrin.

Tek rastet e përsëritura siç është rasti i juaj rekomandohet të bëhet strishoja e syrit dhe më pastaj trajtimi bëhet sipas antibiogramit.

Kanali i ngushtuar i lotit të syrit mendohet se mund të tejkalohet vetvetiu pas moshës së caktuar (6-8 muaj). Nëse kjo nuk bëhet atëherë konsultohet oftamologu.

Gjithë të mirat.

Mmerjemi (14 vite më parë)
Esma edhe djali im ka pas kete problem deri 4 muajsh, ilaci nuk i ka ba gje derisa edhe i kam ba masazh synit keshtu me pati thene dr e syve. Keshtu: gishtin tend tregues ose gishtin e mesem veje tek kjo pjesa ku zakonisht dalin sklubat pra pjesa afer hundes, ve gishtin aty edhe shtype teposhte shko pak a shume rreth synit, beje gishtin me te rrafshet qe te kap siperfaqe me te madhe, beje keshtu 2-3 here. Shpresoj qe me kuptove, dhe shpresoj qe te kete sukses. Une djalin e kam pas keshtu katastrofe 4 muaj nuk e kane sheru ilacet, ndersa me kete lloj masazhe pas 2 dite eshte sheru, pra bashke me ilacin duhet masazha.

/komuniteti