Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çfarë ka fëmija im?

Pershendetje doktor! Kam femijen 20 muajsh, zhvillimin deri tani eshte normal, po dicka me shqeteson kur femija rrezohet dhe goditet pasi e ngre fillon me te vjella deri sa e nxjerr ushqimin. Cfare mund te kete?

Ina Ina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ina,

Është normale nëse fëmija ka të vjella pas rrëzimit, por jo nëse këto të vjella vazhdojnë. Nëse fëmija juaj pas rrëzimit godet kokën e tij dhe fillon të marrë frymë në mënyrë të parregullt, ka konvulsione, duket i dobët apo i hutuar, ka probleme me kordinimin apo vizionin, ju duhet të kontaktoni mjekun menjëherë.

Këshilla tjetër e imja do të ishte që ta bëni shtëpinë tuaj, një vend të sigurtë për fëmijën tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti