Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shpërlarja e foshnjes

Pershendetje doktoreshe, kam ndegju se me shperla organin e foshnjes ma mire eshte me uje se me palloma te lagta mirepo me intereson me dite a ban psh pallomen me la me uje te nxehte dhe me fshi vajzen a ja largon uji i nxehte pallomes at si e ka si e skuq lekuren sepse ndonjehere ma praktike ma palloma mirepo une e laj me uje et nxehte pallomen dhe e fshij, desha edhe nje pyetje, vajza dy muaj e gjys eshte skuq shume cfare kemi preferoni me perdor per mu sheru ma shpejte? Ju faleminderit.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Esma

Më së miri është që fëmijën ta shpërlani me ujë të vakët. Përdorni lecka të lagura për të pastruar pjesën e përparme të bebit kur nuk keni mundësi ta pastroni me ujë. Sigurohuni që ta pastroni nga pjesa e përparme duke kaluar mbrapa (nga zona vaginale në pjesën e poshtme). Kjo ndihmon që mos të shkaktojnë bakteriet ndonjë infeksion të mundshëm. Ngritni të dy këmbët e bebit dhe pastroni pjesën e poshtme me ujë apo me leckën/materialin e lagur. Përdoni ndonjë vaj apo krem bebesh, nëse është e nevojshme.

Skuqja ka mundësi të shfaqet nga pecetat e lagura që tregtohen, prandaj rekomandohet që bebi të pastrohet me ujë. Kundër skuqjes përdorni një krem me përqindje mbi 10 % Oksid Zink.

Shpresoj t`ju kem ardhur në ndihmë.

Genta Rina (14 vite më parë)
Esma te njejtin problem e kam pasur me beben time,pediatri me ka rekomanduar qe te pauzoj nje kohe me palloma te lageta,dhe ta pastroj me uje njejte sikur qe eshte pergjegj doktoresha e nderuar por me ka rekomanduar edhe ta fus ne nje legur ku ka pergatitur me pare qese te qajit te kamomilit,vajzes time mi ka ndihmuar shume! Kujdes ne zgjedhjen e pallomave te lageta se kur jane te terura shkaktojne skuqje.Besoj qe te kam ndihmuar gjitha te mirat.

/komuniteti