Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqyerjes

Mirembrama, vajzen e kam 5 muaj e 2 jave dhe e kam me qumeshtin tim, a mund ta ushqej me dicka edhe nevojen nuk e ban nga 10 dite.

Bora Kurtishi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Bora,

Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me ushqime të forta rekomandohet të bëhet në periudhën në mes të muajve 4 - 6, prandaj ju tani mund te filloni me ushqime solide. Filloni gradualisht me ushqime në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tilla si pemë dhe cereale (drithëra). Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra, ne lidhje me konstipacionin. Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak qumësht gjatë ditës.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

 

/komuniteti