Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa duhet të jetë pauza mes qumështit dhe çajit?

Pershendetje doktoreshe, e kam vajzen dy muajshe me qene se ka pasur shume ngerqa u detyrova qe tja blej nje qaj te hipp per ngerqa i cili jepet prej javes se pare, por desha te dij kur eshte koha e pershtatshme sipas jush qe te jap qajin se po frikohem se te dyjat pa ju tert qumeshti mos po kthen, une ja jap 100 ml ne dite, i ka ndihmuar shume. Pres pergjigjen tuaj flm per kohen!

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gentiana,

Përdorimi i çajit të destinuar për foshnje nga prodhuesit e ndryshëm për çështje terapeutike (ngërçet, rregullimi i jashtëqitjes,...), mund të përdoret vetëm në sasira të vogla prej 30-40ml; Pas çdo pirje qumështi pas një pauze 30 min gjer në 1 orë, i jep nga pak çaj por jo tërë shishen;

Gjithë të mirat.

/komuniteti