Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Puçrrat te bebet

Pershendetje doktor. Kam nje vajze 1 muajshe e gjysem. Ka pak kohe qe ne faqe i kane dale disa pucrra shume te shpeshta aq sa duken si nje kore e madhe. Nuk i kane mbuluar gjithe faqen edhe te pjesa e vetullave ka kore me ngjyre pak te verdhe. (Theksoj qe nuk eshte qelb). Po ashtu te pjesa e skalpit te kokes ka ca pjese si te bardha, tamam sikur bie lekura edhe faqet edhe pjesen e kokes ia kam lyer njehere me vaj ulliri te mire dhe here te tjera me krem bebe qe shiten ne farmaci. Nuk e di nese kam vepruar drejte. Ju cfare me keshilloni? Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ela.

Me aq sa përshkruani mund të jetë ekzema e foshnjave. Ky problem i lëkurës, mund të ndodhë tek foshnjat e moshës në mes të dy deri në gjashtë muajshe dhe zakonisht zhduket në moshën në mes të dy deri në tre vjeç.

Por, për të mos hamendësuar rreth gjendjes, unë ju këshilloj ta vizitoni vajzën tuaj tek pediatri i saj, për të vlerësuar dhe përcaktuar gjendjen. Mjeku më pas do të ju udhëzojë rreth terapisë që duhet të përdorni.

Gjithë të mirat.

Denada Abazi (14 vite më parë)
Pershendetje te njejtin problem kishte dhe goca ime !Une i laja fytyren ne darke dhe e kam lyer me krem advatan te cilen me keshillen e pediatres e kam marre ne frmaci dhe i iken menjehere pucrrat!
Adre Tirane (14 vite më parë)
Ela dhe vajza ime ka patur kete problem te faqet pucra te kuqe te shpeshta qe dukeshin si kore. Une ia pastroja me uje dhe ia lyva me krem nivea dhe i iken per tre dite

/komuniteti