Të qarat e bebeve
Ela Tela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela,
Vajzën tuaj në këtë periudhë e shqetësojnë ngërçet. Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.
Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj.
Për ti qetësuar sadopak ato, të rekomandoj të lexosh këshillat në artikullin, në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat?like=true
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje vajze 1 muaj e gjysem. Me shqeteson dicka tek ajo, ne momentin qe fle papritmas fillon te qaje dhe i del gjumi, po ashtu dhe kur eshte zgjuar. Po ashtu ngushtohet shume dhe skuqet ne fytyre. E ushqej vetem me qumesht gjiri por ndonjehere kur nuk behet rehat i jap dhe kamomil ne sasi te paket i cili e qeteson disi. Cfare me keshilloni ju? Faleminderit.