Jashtëqitja e bebit dhe kërthiza
Adelina Kaziu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina,
Normalisht foshnjet mund të dalin jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Në lidhje me shqetësimin me kërthizën ju këshilloj ta vizitoni foshnjen tuaj tek pediatri, sepse me anë të përshkrimit të simptomeve pa e parë, nuk mund të them se çfarë mund të jetë.
Shpresoj ti kalojë së shpejti.
E dashur pediatre, kisha nje pyetje per ju lidhur me foshnjen time. Jam nena e nje foshnjeje 2 muajshe e cila ka probleme me jashteqitjen dmth ka 3 dite qe nuk ka dale jashte dhe sot kam verejtur qe kerthiza i ishte fryre gozha dhe u frikesova. Ju lutem te me keshilloni ne lidhje me kete cfare ti bej?