Rreth pemëve
Beti Bahriu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Beti,
Luleshtrydhet janë një nga ushqimet të cilat më së shpeshti janë përgjegjëse për reaksionet alergjike, prandaj rekomandohet që fëmijëve t`u jepen vetëm pas moshës 12 muajshe. Edhe qershitë preferohen pas muajit të 8. Ju tani mund ti ofroni qershi, por duhet të jeni të kujdesshme se mos shfaqin reaksion!
Ju mund ti jepni fëmijës tuaj banane, pjeshka, dardha, molla, avokado, mango... të prera në copëza shumë të vogla apo ne formë pureje, por keni kujdes edhe me frutat që mos ta teproni, sepse sasia e tepërt e frutave mund të shkaktojë diarre tek foshnjat.
Të uroj çdo të mirë.
Pershendetje dr. Desha te ju pyes e kam vajzen 10 muajshe dhe cfare peme guxoj ti jap a guxoj qershia, dredheza apo jo dhe cfare guxoj ju lutem? Pres pergjegjen tuaj, ju faleminderit.