Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si lloj gjëndrre

Ju pershendes shume. E kam nje problem, djali im 2 vjecar, qe e treta here i enjtet nje vend te qafa, e kam dergu te mjeku, me ka thene qe e ka prej vesheve, ka marr injeksione, por prap ju ka lajmeru pas 2 muajve. Mandej me thane qe eshte prej fyti, prap ka marre injeksione, ju largua por prape u lajmeru. Ja bera analizat e gjakut. Sipas jush cka mendoni se eshte kjo? Ju faleminderit shume.

Arbnona Elezi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Emine,

Më vjen shumë keq që gjendja e djalit tuaj po përsëritet. Këshilla ime është që ta dërgoni për egzaminim, sepse unë nuk mund të hamendësoj ndonjë diagnozë pa e vizituar, në këtë rast.

Shpresoj ti kalojë sa më shpejtë.

/komuniteti