Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ndezje fyti

Pershendetje doktor, jam e shqetesuar dhe dua te di se a mundet vajza te shkon deri ne bronhit, pasi verej qe fyti kapak i gerhit. Cka mund te bej, ju lutem me ndihmoni.

Deta Nuredini (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arbra,

Bronkiti zakonisht fillon me simptome të zakonshme të ftohjes si psh. rrjedhje hunde, teshtimë dhe gërhitje. Pas disa ditësh simptomet barten në gjoks. Si fillim me një kollë të thatë nga irritimi i kanaleve bronkiale, por gradualisht, shumë e më shumë mukozë prodhohet në ajër dhe kolla më pastaj bëhet e njomë.

Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sa më shumë lëngje, pasi që kjo ndihmon në largimin e mukozës nga kanalet e frymëmarrjes. Lëngjet e ngrohta gjithashtu mund të ndihmojnë në qetësimin e dhembjes së fytit dhe kollës së thatë. Mund të jetë edhe një enë e mbushur me ujë e vendosur mbi nxemësen tuaj, e cila ndihmon që të mos thahet ajri në dhomë të fjetjes.

Edhe shurupet mund të ndihmojnë në largimin e mukozës dhe ndihmojnë poashtu në tharjen e sekrecionit, dhe sprejet e kollës mund të ndihmojnë që fëmiu juaj të fle mirë gjatë natës.

Nëse fëmiu juaj lufton për të marrë frymë, gjendja tij është duke u përkeqsuar apo nëse temperatura është mjaft e lartë atëherë ju duhet të kontaktoni me mjekun. Nëse fëmiu juaj ka infeksion bakterial, mjeku do të ju përshkruajë antibiotik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti