Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit

Pershendetje doktoreshe. Kam nje vajze 1 muajshe e gjysme. Ve re se jashteqitja e saj ka ngjyre te verdhe dhe del ne forme shkume kur eshte pa pampers. Ndonjehere ka disa kokrra (nese mund ti quaj keshtu) ne jashteqitje. E ushqej vetem me qumesht gjiri. A eshte normale kjo? Me peshe ka ecur mire.

Ela Tela (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ela,

Jashtëqitja e foshnjave që ushqehen vetëm me qumësht gjiri, mund të jetë: më e ujshme si krem dhe ngjet në pampers, me ngjyrë të verdhë si ngjyrë floriri, mund të jetë me mukus dhe i vie era thartirë. Nese veren ca pika të bardha (si kokrra) kjo nuk përbën aspak problem. Janë pika të kazeinës, një lloj protein që gjendet relativisht me shumicë në qumësht. Me kaq sa përshkruan mendoj se është normale.

Nëse vëren diç tjetër që mendon që është e dyshimtë, të lutem kontakto mjekun pediatër të vajzës tënde!

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti