Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku tek fëmija

Pershendejte, vajza ime me 4 qershor i ben 6 muaj, po shume shpesh e mundon kapslleku, nje here perdora mikroklizme por prap tash mbas nje jave e njejta gje e ka jashteqitjen shume te forte dhe e mundon me dite te tera, e ushqej me qumesht gjiri, pire molle, dardhe, karrote, patateje, orizi dhe leng te shtrydhur vete, po ashtu nga keto fruta. Keto dite banane nuk i jap po prape e njejta gje, si te veproj? Ju lutem faliminderit per pergjigjen!

Vjollca Meta (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Vjollca,

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak ujë gjatë ditës. Kur foshnja kalon në ushqim të fortë, dukja e jashtëqitjes ndryshon, ndërsa disa prej artikujve ushqimorë mund ti shkaktojnë konstipacion. Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra. Nëse jashtëqitja e foshnjes suaj është e fortë dhe e thatë, mundohuni që për një ditë dy, të mos i jepni ushqime nga orizi. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti