Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kolla tek bebet

Pershendetje doktor nese ka mundesi me me tregu se cfare shurupi ti jap djalit tim 3 muaj sepse kolli po e nguc shummme. Faleminderit dhe shpresoj qe te me ndihmoni.

Blerta Aliu (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Blerta,

Shkaqet më të shpeshta janë të natyrës së lehtë si problemet me hundë gjatë flamosjes, tharrja e ajrit të dhomës me ngrohës të ndryshëm, tymosja e duhanit, grumbullimi i pështymës në gojë, etj. 

Foshnja juaj duhet të vlerësohet nga pediatri i juaj për të marrë terapinë e duhur. 

Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti