Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebi dhe televizori

E kam djalin 3 muajsh, ka deshire dhe perqendrohet shume mbas televizorit, e kthej ne ane tjeter dhe kthen koken qan, leviz shume, do te shoh tv, mos i ben dem per syte kjo? Flm.

Rena Kurti (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Rena,

Femijet e te gjitha moshave jane duke mesuar ne menyre konstante gjera te reja. 2 vitet e para te jetes jane shume te rendesishme per rritjen dhe zhvillimin e trurit te femijes tuaj. Gjate kesaj kohe femijet kane nevoje per bashkeveprim te mire dhe pozitiv me femijet e tjere dhe te rriturit. Kjo eshte shume e rendesishme per te folurit e femijes dhe loja me te tjeret.

Deri tani nga hulumtimet e deritanishme qe jane bere, eshte e rekomanduar qe femijet nen moshen 2 vjec te mos shikojne fare TV, ndersa ata mbi moshen 2 vjec, te shikojne TV me kohe te limituar, 1-2 ore dhe ate vetem programe arsimore jo te dhunshme.

Ju uroj cdo te mire.

/komuniteti