Qumështi i gjirit
Blerta Shuleta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerta,
Qumështi nga gjiri largohet gradualisht. Rekomandohet që gjiri gjatë periudhës së ablaktacionit, të mbahet i shtrënguar fort dhe të mos shtrydhet. Kjo duhet të zgjasë për një periudhë kohe rreth dy javë. Nëse ka problem, atëherë drejtohu tek mjeku gjinekolog për të marë trajtimin e nevojshëm.
Për të ndaluar qumështin e gjirit të rekomandoj të mos përdorësh mjekime popullore, pasi ato do ta dëmtojnë gjirin. Krahas kësaj mund të përdoresh tabletat parlodel apo bromocriptin. Shpresoj që kjo terapi të jetë e efektshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, ju lutem nese keni mundesi me tregoni se cka duhet te marr ndonje medikament apo cfare te bej qe te me ndalet qumeshti i gjirit? Ju faleminderit, Blerta.